LAJMI I FUNDIT:

Komunave të Kosovës, u mungon transparenca për shpenzimet buxhetore (Video)

Komunave të Kosovës, u mungon transparenca për shpenzimet buxhetore (Video)

Shumica e komunave të Kosovës, nuk kanë publikuar raportin gjashtë mujor të shpenzimeve, që kanë bërë për udhëtime jashtë vendit, mëditje, dreka zyrtare, karburant e telefon.

Komunat e Ferizajt, Fushë Kosovës dhe Skenderajt, nuk kanë raport të shpenzimeve, të bërë publik për vitin 2017.
Por, në këtë kategori, hyjnë edhe shumica e komunave të udhëhequra nga kryetar serb. Komunat: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi, Parteshi, Novobërda, Shtërpca e Kllokoti janë komuna që nuk kanë publikuar asnjë dokument për shpenzimet për këtë vit.


Komuna me më së shumti banorë, Prishtina, nuk ka publikuar raportin për shpenzimet mars-qershor. Në tremujorin e parë, janë shpenzuar mbi 7 milionë euro paga, mbi 2 milionë e 600 mijë euro në shërbime dhe mallra si dhe mbi gjysmë milioni euro, shpenzime komunale.

Mitrovica e Jugut po ashtu ka vetëm një raport 3 mujor për këtë vit dhe të pa specifikuar. Për mallra dhe shërbime kjo komunë ka shpenzuar 356 mijë e 606 euro, për shpenzime komunale 93 mijë e 873 euro ndërsa për paga dhe mëditje afro 3 milion euro.

Në publikim që ka bërë komuna e Gjilanit, ka shpenzuar 84 mijë e 423 euro drekat zyrtare dhe furnizim me ushqim, 21 mijë e 151 euro shpenzime për karburant ndërsa shpenzime të telefonit, 4,592 euro.
Raport për 4 muajt e parë të këtij viti, për shpenzimet e komunës ka edhe komuna e Suharekës. Në publikim thuhet se për udhëtimet zyrtare kanë shpenzuar 536.80 euro, për dreka zyrtare dhe furnizim me ushqim 1,299 euro ndërkaq për telefon 819.78 euro.

Komuna e Deçanit, për tre muaj, raporton se ka shpenzuar 1 milion e 313 mijë euro paga dhe mëditje, ndërsa, mbi 160 mijë euro mallra dhe shërbime.

Edhe Komuna e Obiliqit ka publikuar një raport vetëm 3 mujorësh. Ku për dreka zyrtare dhe furnizim me ushqim kanë shpenzuar 6,117.64 euro, në karburant për vetura 8,647.48 euro, për telefon 1,573.37 euro ndërsa për mëditje dhe udhëtime jashtë vendit 528.39 euro.

Juniku ka raportuar që për tre muaj, ka shpenzuar 255 euro udhëtime zyrtare, 1090 euro telefon dhe 2598 euro dreka zyrtare. E gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, Dragashi ka shpenzuar 14.188 euro në karburant për vetura, 2,853.16 euro për udhëtimet zyrtare, 5,274 euro për telefon ndërsa për dreka dhe furnizim me ushqim 3,701 euro. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori