LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu “tallet” me zëvendësministrat: Po të isha në pozitën e tyre, do ta matja vetën nëse do të qëndroja, apo jo (Video)

Haxhiu “tallet” me zëvendësministrat: Po të isha në pozitën e tyre, do ta matja vetën nëse do të qëndroja, apo jo (Video)

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se për herë të parë në Kosovë, ministrat e Qeverisë së Kosovës kanë bërë një betim.

“Për herë të parë në Kosovë ministrat e Qeverisë së Kosovës kanë bërë një betim. Sa mbahet betimi është një çështje tjetër. Po të ishin mbi gjysma e ministrave nga AAK, normal që do të ishte një qeverisje tjetër”, deklaroi Haxhiu në “Personale” në RTV Dukagjini.


Ajo ka thënë se fatkeqësisht ka parti në këtë qeveri, që me një ose dy deputetë kanë disa poste ministrore.

“Po e them me sinqeritet, po të isha në pozitën e zëvendësministres, do ta kisha matur vetën a do të isha apo jo”, ka thënë Haxhiu.

Deputetja e pozitës ka thënë se Qeveria Haradinaj po funksionon mirë, duke pasur parasysh numrin e deputetëve që i ka në mbështetje.

“Kjo qeveri është shumë transparente dhe se nuk ka mbajtur asgjë në sirtarë. Hapja u ka munguar qeverive tjera. Me numrin e deputetëve po funksionon mirë”.

Duke folur për koalicionin qeverisës, Haxhiu ka thënë se disa ministra po e vënë subjektin e tyre politik para interesave të vendit.

“Ka ministra që nuk janë në qeveri për të mbrojtur interesin e vendit, por atë të subjektit prej nga vijnë”, ka thënë më tej deputetja Teuta Haxhiu./Telegrafi/