LAJMI I FUNDIT:

Limani e Shabani të bindur që do t’i bëjnë ballë Malmos

Limani e Shabani të bindur që do t’i bëjnë ballë Malmos

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani dhe lojtari më i mirë i klubit gjilanas, Xhevdet Shabani janë të bindur që me përkrahjen e tifozëve do ta japin më të mirën.

Limani thotë se është ndeshje historike për ta dhe do të jetë motiv shtesë.


“Është një fat i mirë për ne, të gjithë do ta lënë anash lojën e Botërorit për të ardhur në stadium. Prezenca e tifozëve tanë do të jetë motiv shtesë për ne, shpresoj të jenë në numër sa më të madh”.

Isufi: Jemi përgatitur mirë për Malmon, krenarë që e përfaqësojmë futbollin e Kosovës
Lexo po ashtu Isufi: Jemi përgatitur mirë për Malmon, krenarë që e përfaqësojmë futbollin e Kosovës

“Shpresojmë t’i shpërblejmë ata dhe ata të na japin përkrahje gjatë lojës. Kjo do të ishte shumë më e lehtë për ne”, ka thënë Limani.

Në anën tjetër Xhevdet Shabani ka thënë se gjasat janë 50/50 në këtë ndeshje.

“Është një ndeshje historike, të cilën e kemi pritur një kohë të gjatë. Do ta japim maksimumin për të dalë sa më mirë nga kjo ndeshje. Besoj se do ta nxjerrim një rezultat pozitiv”.

Drita shpreson në rezultat pozitiv ndaj Malmos
Lexo po ashtu Drita shpreson në rezultat pozitiv ndaj Malmos

“Gjasat do të jenë 50 me 50. Na pret një lojë mjaft e vështirë, do ta japim 100-përqindëshin dhe shpresoj se do t’ia dalim mbanë”, ka deklaruar në anën tjetër Shabani.

Drita e pret Malmon në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, të martën duke filluar nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori