LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Do të shikojmë se a do të jemi për referendumin, varet si do të zhvillohet procesi

Mickoski: Do të shikojmë se a do të jemi për referendumin, varet si do të zhvillohet procesi

Kreu i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në intervistën për televizionin “Telma”, nuk deshi të përgjigjet drejtpërdrejt nëse OBRM-PDUKM është “për” referendum mbi emrin, gjegjësisht se a është e mundur të bojkotojnë atë edhe pse referendumi është një ide dhe angazhim i partisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është me të vërtetë faji im dhe po, do të pëlcasim nga makthi me këtë se çka po ndodhë me vendlindjen tonë. Ne do të përpiqemi t’u zbulojmë qytetarëve këto politika të gabuara të qeverisë. Zaev shpesh është betuar, por pastaj për atë që ai u betua nuk e ka përmbushur. Kur u publikua se u arrit një marrëveshje me Greqinë, menjëherë pas asaj konferencë shtypi unë u përgjigja në një konferencë shtypi se nëse kjo marrëveshje do të vihej në një referendum do të votoja kundër. Por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Para së gjithash, nuk e dimë nëse me siguri do të jetë një referendum. Unë nuk e di se si Zaev e planifikon referendumin, kur ne duhet të krijojmë një Komision Shtetëror Zgjedhor. Do të shohim se si do të zhvillohet procesi, të presim dhe pastaj të bëjmë lëvizjet tona dhe të informojmë qytetarët”, tha Miskovski. /Telegrafi/