LAJMI I FUNDIT:

Zaev deri tek OBRM-PDUKM: Nëse jemi për BE dhe NATO, duhet të jeni gati për një kompromis

Zaev deri tek OBRM-PDUKM: Nëse jemi për BE dhe NATO, duhet të jeni gati për një kompromis

Në një intervistë për portalin “Euroaktiv” me qendër në Bruksel, gazetari e ka quajtur Zoran Zaev kryeministër i Republikës së Maqedonisë Veriore, emër i ri i cili u ra dakord në marrëveshjen në mes Athinës dhe Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nëse kompromisi është i mirë, duke marrë parasysh faktin se negociatat e pranimit janë planifikuar për vitin e ardhshëm, kryeministri Zoran Zaev u përgjigj: “Mali i Zi ka nisur negociatat pas shtatë muaj e gjysmë pas vendimit të Komisionit Evropian, Serbia pas nëntë muaj e gjysmë, ndërsa ne pas 12 muajsh”.

Zaev tha se në ndërkohë është e nevojshme të kalojë referendumi në vend që të mund të bëhen përgatitjet për vitin 2019.


Sa i përket pikëpamjeve të opozitës së OBRM-PDUKM-së, ai tha se: “Ka një kontradiktë, por nëse jemi për BE dhe NATO, duhet të jeni gati për një kompromis”. /Telegrafi/