LAJMI I FUNDIT:

KEDS njofton për ndërprerje 15 minutëshe të rrymës në Prishtinë

KEDS njofton për ndërprerje 15 minutëshe të rrymës në Prishtinë

Përmes një kumtese për media, KEDS-i ka njoftuar se sot në NS 110/10 Prishtina 1 do të ketë ndërprerje emergjente të daljes numër j23 nga ora 10:00 deri në orën 10:15.

Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Komuna e Re; AKI-ja, MAP dhe FSK-ja, Kazerma e FSK-s Adem Jashari dhe konsumatorët tjerë qe janë në ketë dalje.


Kjo shkyçje do të realizohet për shkak të ndërrimit të transformatorit në FSK. /Telegrafi/