LAJMI I FUNDIT:

Xhaka ka adhurues edhe në Iran, pikturojnë portretin e tij në një mur para ambasadës zvicerane

Xhaka ka adhurues edhe në Iran, pikturojnë portretin e tij në një mur para ambasadës zvicerane

Fama e Granit Xhakës nuk ka limite, ajo ka depërtuar thuajse në gjitha shtetet e botës.

Mesfushori nga Kosova është duke u paraqitur mjaftë mirë në Kampionatin Botëror me Kombëtaren e Zvicrës.

Xhaka arriti të shënonte një gol spektakolar edhe në ndeshjen ndaj Serbisë, ku goli i tij po shihet si ndër më të mirët në Rusia 2018.


E duket se simpatia për Granitin dhe Kombëtaren e Zvicrës ka mbërritur edhe në Iranin e largët.

Disa tifozë kanë bërë një gjë mjaftë të bukur për Granitin në kryeqytetin e Iranit, Tehran.

Tifozët iranian kanë pikturuar portretin e Granit Xhakës dhe sulmuesit Breel Embolo në një mural tek Ambasada Zvicerane.

Fotot janë shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjetet sociale nga tifozët e Përfaqësueses së Zvicrës.

Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili do të përballen në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror me Suedinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Ndërkombëtare
Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Përfaqësueset
Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori