LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev po vulos fatin e shtetit

OBRM-PDUKM: Zaev po vulos fatin e shtetit

Na partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kanë akuzuar se Zaev po i gënjen qytetarët e Republikës së Maqedonisë ku thotë se nuk humbim asgjë me këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje ndikon drejtpërdrejtë në identitetin dhe gjuhën, Kushtetuta ndryshohet drejtpërdrejt dhe pastaj ne gjithkund do të jemi Maqedonia Veriore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM gjithashtu thonë se,”ne gjithashtu anuluan vendimin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të vitit 2011, duke vënë në dukje se Maqedonia është në të drejtë, ndërsa Greqia jo, dhe në të njëjtën kohë akuzon Greqinë se nuk mund ta bllokojë Maqedoninë për anëtarësim në BE dhe NATO”.

Opozita mendon se Zaev vulos fatin e shtetit dhe ndryshon emrin për gjenerata e gjenerata kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën e tyre për idenë e shtetit të tyre.


“Në këtë mënyrë, Zaev po poshtëron gjithë popullin maqedonas. Ky poshtërim nuk duhet të vazhdojë. Zoran Zaev dhe LSDM duhet të dalin nga skena politike maqedonase. Republika e Maqedonisë duhet të ecë përpara”, thuhet deklaratën e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/