LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM-ja gënjen, nuk fshihet as ASNOM-i as Republika e Krushevës

LSDM: OBRM-PDUKM-ja gënjen, nuk fshihet as ASNOM-i as Republika e Krushevës

OBRM-PDUKM-ja vazhdon me shpikje, lajme të rreme dhe të pavërteta për marrëveshjen. OBRM-PDUKM-ja duhet të ndalohet të shkaktojë dëme interesave të qytetarëve të shtetit.

Nuk janë të vërteta deklarimet e OBRM-PDUKM-së.

Nuk fshihet asgjë, as Republika e Kurshevës, as ASNOMI-i. OBRM-PDUKM-ja nuk din se çfarë flet, gënjen. Përkundrazi, me marrëveshjen e arritur vërtetohet dhe përfrocohet kontinuiteti historik i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


I pëlqen apo nuk i pëlen OBRM-PDUKM-së, marrëveshja e arritur e vërteton dhe e përforcon identitetin maqedonas. Gjuhën Maqedonase, kultruën maqedonase, maqedonas, maqedonase, valle maqedonase, janë terme të vertetuara dhe të garantuara dhe askush më nuk do të mohojë dhe pengojë, ashtu siç ka ndodhur deri më tani.

Nëse OBRM-PDUKM-ja gënjen për marrëveshjen e bërë publike, logjikisht parashtrohet pyetja se a e bën nga mosdija apo qëllimisht punohet në destruktim, me qëllim që Maqedonia të vazhdojë të jetë shteti i izoluar, jashtë proceseve integruese, dhe jashtë BE-së dhe NATO-s?

Çfarë problemi ka OBRM-PDUKM-ja është pyetja që parashtrohet pas deklarimeve të rejshme të tyre./Telegrafi/