Mbas muajit gusht refugjatët me status të pjesshëm mbrojteje dhe lejeqëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë të familjes. Për gjithë Gjermaninë do të lejohen në të ardhmen të vijnë 1000 familjarë çdo muaj.
Këtë vendim ka marrë parlamenti gjerman, Bundestag. Deputetët aprovuan ligjin e ri me 370 vota pro dhe 279 vota kundër. Tre vota ishin abstenime.
Aktualisht tërheqja e familjeve për këtë grup refugjatësh nuk është e mundur, me përjashtim të disa rasteve që janë raste të vështira. Duke patur parasysh numrin e madh të refugjatëve, Partitë e Unionit, kristiandemokratët dhe socialkristianët patën marrë vendim që ky grup refugjatësh, me status të pjesshëm mbrojtjeje dhe lejeqëndrimi të kufizuar, të ashtuquajturën azil subsidiar, të pjesshëm, të mos kenë të drejtë 2 vjet që të tërheqin familjen. Pjesa më e madhe e këtij grupi janë refugjatë të luftës civile në Siri, shkruan DW.
Sekretari i shtetit në ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer (CSU), e quajti ligjin një kompromis të mirë. Njëkohësisht ai tha se është “i kënaqur që mbetet kështu siç është dhe që nuk bëhet ankesë”.
Ankesë për mbrojtjen e pjesshme ka pasur nga gushti 2015 deri mars 2016. Sipas vlerësimeve të eskpertëve, kufizimi i numrit në 1000 në muaj do të thotë për shumë refugjatë pritje shumëvjeçare deri sa të ritakohen me familjen.
Zëvendëskryetarja e socialdemokratëve Eva Högl tha, që ligji kombinon përgjegjësinë humanitare me drejtimin e kontrolluar. Në Gjermani kanë ardhur refugjatët që nuk janë mbytur në Detin Mesdhe ose nuk kanë marrë në korridorin e Ballkanit, shpesh vetëm një person nga familja.
“Ligji është bërë për ta”, tha ajo.
Projektligjet e prezantuara nga FDP dhe Të majtët nuk morën shumicën e votave. Fraksioni i FDP donte mos të bëhej bashkim familjeje për njerëzit me azil të pjesshëm edhe për dy vite të tjera, duke bërë disa përjashtime. Kurse Të majtët donin të mos kishte pengesë për bashkim familjar, duke filluar menjëherë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit