LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa, krahu i Gashit: I drejti nuk humb asnjëherë

Lëvizja Besa, krahu i Gashit: I drejti nuk humb asnjëherë

Përmes një kumtese dërguar për Telegrafin Maqedoni, grupi i Afrim Gashit në Lëvizjen Besa bën të ditur se Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin e shkallës së parë për çështjen e kësaj partie politike.

Në kumtesë mes tjerash thuhet se gjykata ka marrë vendi që “lënda të kthehet në Gjykatën Themelore për rishqyrtim. Me këtë rast, i ka dhënë edhe dhjetëra vërejtje dhe rekomandime që Gjykata Themelore nuk i ka marrë në konsideratë në vendimin e parë, ndërsa ato janë elementare dhe thelbësore për gjykimin e lëndës.


Përkundër trumbetimeve, llafeve e shpifjeve që u bënë nga ata që falsifikuan edhe emra njerëzish, vetëm që të përfitojnë, megjithatë drejtësia erdhi në vendin e vet.

Dita e sotme është dëshmi se i drejti nuk humb asnjëherë”, thuhet në reagimin e këtij grupi./Telegrafi/