LAJMI I FUNDIT:

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin “mjeshtër të mashtrimit”

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin “mjeshtër të mashtrimit”

Ideja e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës sot u shpall e “vdekur” nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, e quajti kryeministrin Albin Kurti mashtrues, derisa e thumboi edhe partinë tjetër opozitare LDK-në.

“Jam i sigurt nuk i ka pasur votat, një manipulim i Kurtit, i cili njihet si mjeshtër i manipulimit për çdo gjë. Ka qenë që në fillim një farsë, e ka ditë që opozita nuk është e bashkuar, ka pas shenja më herët, kemi pasur shembuj kur partitë opozitare nuk kanë qenë unike, ka qenë rasti për Valdete Dakën, nau kanë dashur nënshkrimet për Kushtetuese, nuk i kemi marrë nga LDK. Për Blerim Isufajn prapë nuk i kemi marrë nënshkrimet nga LDK”, tha Qalaj në Debat Plus të RTV Dukagjini.


Deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se Kurti nuk i qëndroi prapa premtimit të tij për shpërndarjen e Kuvendit.

“Një mënyrë është me dhënë dorëheqje se i kish rënë taman. Ka dështu në secilin proces. Mënyra tjetër është me shkarku. Nuk i kem votat. Me dhënë dorëheqje, me u kallë gjysma e Kosovës nuk jep, se thotë gjysma tjetër më do. Varianti tjetër ka qenë jo më i miri, por që u dakordua mazhoranca. Kurti asnjë kauze nuk i qëndron mbrapa, as si opozitar e as në pozitë. Kur e ka pa Kurti se i kemi pasur votat, ai kërkojke me gjet arsyetime se duhet me u bë opozita bashkë. Nuk pranoi Kurti. S’e kuptoj opozitën. S’kam pa në rajon që opozita me i thënë një qeverie rri deri në fund”, tha ai.

Beqa ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk e ka manipuluar PDK-në, por 50 për qind të votuesve të tij.

“Albin Kurti a na ka manipulu neve, ai i ka manipulu 50 për qind të votuesve? Nuk e besoj që PDK-në. Unë mendoj se prapë, nëse ka ftesë me u taku pozitë – opozitë edhe liderët mes vete, duhet me u taku”, ka deklaruar Beqa.

Gjithashtu, ai ka theksuar se do t’i votojnë për marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend nëse mendojnë se janë të dobishme për zhvillimin ekonomik.

Beqa i PDK-së ndër të tjera ka thënë se asnjëherë nuk kanë vendosur vija të kuqe dhe se partnerët do t’i zgjedhë Bedri Hamza, i propozuar nga partia e tij për kryeministër.

“Vija të kuqe ne edhe në të kaluarën s’kemi vendosur, por kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza, ai duhet t’i zgjedh partnerët, së shpejti do të dalë me programin e tij për të gjitha sektorët”, ka deklaruar Beqa.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori