LAJMI I FUNDIT:

Majk nis pushimet me të dashurën?

Majk nis pushimet me të dashurën?
Katile nga Majk është hit i madh me dhjetëra miliona klikime...

Reperi i njohur Majk ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij.

Megjithatë, vera 2018 pritet ta gjejë atë së shpejti me një projekt të ri dhe shumë ritmik.

Ndërkohë, pak para fillimit të sezonës, ai ka shfrytëzuar rastin që t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.


Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, reperi Majk ka treguar se po shijon pushimet (Foto: Majk/InstaStory)

Ai ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave tregon se po shijon detin e kaltër në këtë mot të nxehtë.

Mirëpo në një nga fotografitë e hedhura në InstaStory, reperi shfaq aksidentalisht këmbë e një vajze, e cila aludohet të jetë e dashura pranë tij.

Foto: Majk/InstaStory

Ka tash e sa muaj që dyshohet për një lidhje të mundshme mes tij dhe Melita Nushit, por që asnjëri nuk e kanë konfirmuar një lidhje të tillë.

Majk ka qenë shumë i përfolur në rrjetet sociale për jetën e tij private, ndonëse është munduar ta mbajë gjithnjë hermetike. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BiwXcwqhkZI