LAJMI I FUNDIT:

Burri ‘më i vjetër në botë’, dëshiron ta lë duhanin në moshën 114-vjeçare (Foto)

Burri ‘më i vjetër në botë’, dëshiron ta lë duhanin në moshën 114-vjeçare (Foto)

Fredie Blom nga Cape Town i Afrikës së Jugut, që beson të jetë burri më i vjetër në botë, ka bërë të ditura planet për të lënë duhanin.

Për disa dekada me radhë, ai përdorë një sistem të lirë vendas, të mbështjelljes së duhanit me letra gazetash, transmeton Telegrafi.


Tani që festoi ditëlindjen e 114-të dhe njihet si ‘jo zyrtarisht më i vjetri në botë’, i ka hyrë rrugës të tregojë se kurrë nuk është vonë për të ndryshuar.

Blom gjatë festimit të ditëlindjes

“I tymosi nga dy apo tri cigare në ditë, pasi nuk pi duhanin e zakonshëm. Por, janë të forta dhe po më mundojnë”, ka thënë Blom.

Madje, pas çdo cigareje, ai pretendon të mos e ndezë ndonjë tjetër, por se ‘ia kërkon gjoksi nga një tym’.

Pensionisti që gjithmonë është marrë me fermë, beson se është njeriu më i vjetër në botë, por kjo duhet të vërtetohet, ndërsa i mungojnë disa dokumente.

Letërnjoftimi i 114-vjeçarit

Në anën tjetër, Libri i Rekordeve të Ginisit, që kërkon rregulla dhe dokumente adekuate, si njeriun më të vjetër e njeh Masazo Nonaka që ka 112 vjet.

“Jam mirë dhe shëndosh, por këmbët nuk i kam si dikur. Besoj se do jetoj edhe ca vite”, ka thënë Blom.

Përkundër më shumë se një shekulli jetë dhe tymosjes së vazhdueshme, ai ka gjendje të mirë shëndetësore, teksa ende i kryen vetëm të gjitha obligimet personale. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Kalo në kategori