Qeveria e Kosovës është duke pritur rekomandime nga Bordi i Telekomit të Kosovës se si duhet të veprohet për të shpëtuar këtë ndërmarrje nga falimentimi. Kurse zyrtarët e Qeverisë kanë thënë se pas dy viteve mund të fillojnë procedurat për privatizimin e Telekomit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë për Telegrafin se brenda kësaj jave priten të merren rekomandimet nga Bordi lidhur me ristruktirimet.
“Brenda kësaj jave presim t’i marrim rekomandimet nga Bordi lidhur me ristrukturimet që do të merren në Telekom. Këto masa do të shqyrtohen në Qeveri dhe pastaj që të zbatohen që është qëllimi i kursimit të atyre humbjeve që ka pasur Telekomi rreth 15 milionë euro në vit”, tha Lluka.
Sa i përket privatizimit të Telekomit, ministri Lluka ka thënë që së pari duhet të bëhet stabilizimi i ndërmarrjes e pastaj të mendohet privatizimi.
“Sa i përket privatizimit, së pari Telekomi duhet rregullohet, të paktën jo në ato humbjet që i ka deri tani, atëherë mundemi të shkojmë drejt privatizimit. Aktualisht është duke u promovuar kjo ide që ndoshta pas dy vite mund të filloj procedura për privatizim”, tha ai.
Lluka ka treguar se ekzistojnë shumë kontrata të dëmshme brenda Telekomit.
“Më është treguar se në Telekom ka mbi 15-20 kontrata të dëmshme. Pa u rregulluar dhe shqyrtuar këto kontrata me gjykata, atëherë ka frikë që merret pjesë në privatizim”, tha Lluka.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë për Telegrafin, se është për keqardhje që njëra nga ndërmarrjet dikur më profitabile në vend, sot përballet me telashe financiare.
“Është për keqardhje që njëra nga ndërmarrjet dikur më profitabile në vend, sot përballet me telashe financiare. Ndërmarrja ka nevojë për menaxhment profesional i cili do të drejtojë procesin e ristrukturimit të saj dhe normalizimit të funksionimit”, tha për Telegrafin, Zeka.
Sipas tij, ndërmarrja nuk ka mundur t’i përshtatet zhvillimeve teknologjike me qëllim të përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve.
“Është e vërtetë që zhvillimet teknologjike kanë mundur të ndikojnë në rënien e të hyrave nga komunikimet telefonike, megjithatë ndërmarrja ka mundur të avancojë shërbimet e tjera të saj, duke iu përshtatur edhe zhvillimeve teknologjike, por edhe duke përmbushur kërkesat e konsumatorëve”, tha Zeka.
Privatizimi i Telekomit, sipas tij, mund të mos jetë i efektshëm nëse nuk bëhen investime.
“Nëse analizohet gjendja momentale e ndërmarrjes dhe pa investime në ngritjen e vlerës së ndërmarrjes, privatizimi mund të mos jetë shumë i efektshëm”, tha Zeka.
Edhe Berat Rukiqi, këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se duhet të ketë ulje të shpenzimeve në Telekom.
“Duhet të merret vendim që në Telekom të ketë ulje të shpenzimeve operative që do të mundësonte rrjedhjen e rregull të parasë dhe për këtë Vala që tri vite ka probleme fundamentale me rrjedhjen e parasë”, ka thënë ai.
Rukiqi ka theksuar se nëse nuk mund të privatizohet Telekomi, atëherë të gjendet kapital i ri për këtë ndërmarrje.
“Ka mundësi të privatizohet, nëse jo 100 për qind, atëherë të gjendet kapital i ri. Së pari duhet të bëhet një analizë e kostove dhe fitimeve dhe pastaj të shihet mundësia e ristrukturimeve të tjera”, ka thënë Rukiqi.
Telekomi i Kosovës dy herë i është nënshtruar procesit të privatizimit, por dy herë radhazi Qeveria e Kosovës ka dështuar ta përmbyllë me sukses këtë proces.
Pavarësisht gjendjes së vështirë financiare, Telekomi në periudhën 2010-2015 kishte ndarë dividendë për Qeverinë e Kosovës në shumë prej 250 milionë eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker