LAJMI I FUNDIT:

Informaliteti dhe furnizimi me rrymë ndër barrierat kryesore për bizneset (Video)

Informaliteti dhe furnizimi me rrymë ndër barrierat kryesore për bizneset (Video)

Berat Rukiqi këshilltar në Odën ekonomike të Kosovës (OEK), në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për problemet me të cilat përballën bizneset gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Ai po ashtu ka folur edhe për kandidimin e tij, për të parin e OEK-ut, ku ka thënë se ka një planë të detajuar për ta zhvilluar edhe më shumë këtë institucion.
Rukiqi ka thënë se informaliteti në ekonomi dhe furnizimi i rregull me energji elektrike janë ndër barrierat kryesore me të cilat përballen bizneset kosovare.


Rukiqi ka thënë se informaliteti dhe furnizimi i rregull me energji janë barrierat që po i kanë bizneset kosovare.

“Për sa i përket barrierave të jashtme me të cilat po përballet biznesi është informaliteti në ekonomi, e cila ndikohet drejtpërdrejt nga aktivitetet që bizneset e caktuara pretendojnë të jenë lojtar të barabartë në treg. Në vitin e kaluar energjia elektrike ka qenë barrierë, ndërsa këtë vit është ekonomia e hirtë”, ka thënë Rukiqi, shkruan Telegrafi.

Mos fokusi i institucioneve, sipas tij, në mënyrë të drejtpërdrejt që lidhen me zhvillimin ekonomik po krijon hapësirë në një aktivitet të tillë.

“Ndoshta këto vakuumet politike dhe mos fokusi i institucioneve në mënyrë të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik po krijon hapësirë që lojtarët të funksionojnë me metoda të dëmshme për biznesin dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Mos efikasiteti i organeve në pjesën e veriut, po ndikon që të ketë aktivitet përveç informal dhe kriminal”, ka thënë ai.

Rukiqi tha se bizneset po harxhojnë 300 milionë euro shtesë në vit nga mosfurnizimi i rregullt me energji elektrike.

“Energjia është sfidë e viteve të fundit, pra në vitet e pasluftës. Qëndrueshmëria e furnizimit, kostot shtesë të biznesit, investimet e caktuara, etj., janë një kosto prej 300 milionë euro shtesë në vit që biznesi paguan nga mosfurnizimi i rregullt me energji elektrike. Nuk mund të presim investitorë të huaj me të cilët ballafaqohen me këto probleme bazike”, shtoi Rukiqi.

Po ashtu, ai ka folur edhe për gjendjen në Telekomin e Kosovës i cili është në prag të falimentimit.

Rukiqi në këtë intervistë tha se rritje ekonomike gjatë këtij viti do të jetë së paku 4 për qind. /Telegrafi/