LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon Arta Ramën: Gjykata Kushtetuese është shtyllë kryesore e shtetit  

Thaçi takon Arta Ramën: Gjykata Kushtetuese është shtyllë kryesore e shtetit  

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot kryetaren e rizgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit tonë.


“Sot takova Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën, pas rizgjedhjes së saj në krye të institucionit që mbron kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës. Kryetaren Rama e urova për punën profesionale të Gjykatës Kushtetuese dhe i dëshirova suksese të mëtejme në mandatin e ri. Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit tonë”, shkruan Thaçi në Facebook. /Telegrafi/