LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Rakiq nuk dëshiron ceremoni për hapjen e urës së Ibrit

Bahtiri: Rakiq nuk dëshiron ceremoni për hapjen e urës së Ibrit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur rreth problematikave politike të kufijve administrativ në mes të dy komunave, veri-jug si dhe hapjes së urës së Ibrit.

Bahtiri tha se sa i përket kufijve administrativ çdo gjë është e qartë dhe nuk do të ketë dialog rreth kësaj çështje.

Edhe për hapjen e urës së Ibrit ai tha se problemi i vetëm qëndron tek mënyra e hapjes së saj.


Sipas tij, Bashkimi Evropian (BE) dëshiron ta bëj hapjen me ceremoni ndërsa kryetari i Komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, dëshiron që ajo të bëhet pa ceremoni.

“Nuk besoj që ka probleme politike për tu hapur ura. Mendoj që dëshira e BE-së është që hapja e urës të bëhet me ceremoni, e Rakiq dëshiron që ajo të bëhet në mënyrë normale. Nuk ka problem tjetër. Asnjë centimetër nuk mund ta marr veriu. Absolut jo sepse vendimmarrja e lartë në Prishtinë është pajtuar me mendimin tim dhe si e tillë ka përfunduar dialogu në mes të këtyre dy gjërave, urës dhe kufirit administrativ. Nuk dëshiroj as të ketë dialog në mes të këtyre dy çështjeve”, ka thënë Bahtiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori