LAJMI I FUNDIT:

Fuqia e Barcelonës dhe Real Madridit në numra

Fuqia e Barcelonës dhe Real Madridit në numra
(Foto: Getty Images)

Barcelona është shpallur kampion i La Ligas për sezonin 2017/2018 dhe është shumë para Real Madridit në tabelë, mirëpo statistikat tregojnë se dallimi ndërmjet dy skuadrave këtë edicion nuk ka qenë shumë i madh.

Portierët

Keylor Navas (Foto: Getty Images)

Keylor Navas bëri një prej paraqitjeve më të mira me fanellën e Real Madridit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, duke e shpëtuar skuadrën e tij në disa raste dhe duke i ndihmuar që të kualifikohet në finale.

Marc-Andre ter Stegen (Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, Marc-Andre ter Stegen nuk ka pasur shumë punë për të bërë gjatë këtij sezoni në kampionat, ndërkohë që shifrat tregojnë një dallim të lehtë. Portieri i Barcës ka marrë 91 goditje në kuadratin e portës (59 nga brenda zonës dhe 34 nga jashtë zonës), derisa portieri i Realit është dashur të përballet me 97 goditje drejt portës (65 nga brenda zonës dhe 32 nga jashtë zonës).


Mbrojtja

Sergio Ramos (Foto: Getty Images)

Statistikat tregojnë se Reali ka dhuruar më shumë raste se sa Barca gjatë sezonit. Blaugranët kanë pranuar 114 goditje në drejtim të portës në krahasim me 133 goditje sa kanë pranuar Los Blancos. Në këtë mënyrë, katalaunasit kanë pranuar mesatarisht 0.62 gola për ndeshje, derisa Mbretërit kanë pranuar mesatarisht 1.09 gola për ndeshje. Sa u përket gjuajtjeve nga këndi, Barcelona pranon 4.06 për ndeshje, kurse Madridi 3.59.

Pasimet dhe posedimi

Sergio Busquets (Foto: Getty Images)

Barcelona e mban topin më shumë se Reali me një mesatare posedimi prej 63.58 për qind për ndeshje, kurse posedimi i Los Blancos është 60.56 për qind për ndeshje. Blaugranët kanë bërë 21.898 tentime për të pasuar, 19.070 (87.09 për qind) prej të cilëve janë kompletuar. ndërsa nga 20.007 tentime për të pasuar, Mbretërit i kanë kompletuar 17.587. Përkundër superioritetit të pikëve të Barcës në tabelë, të dyja skuadrat kanë prekje të përafërta brena zonës: 1.231 i kanë katalunasit, kurse 1.223 i kanë Los Blancos.

Sulmi

Lionel Messi (Foto: Getty Images)

Të dyja skuadrat kanë numra të përafërt në fazën ofensive. Sipas Optas, Barcelona ka krijuar 130 shanse të pastra nga loja e hapur gjatë këtij edicioni në La Liga duke i shënuar 53 dhe duke i humbur 77. Real Madridi i ka konvertuar në gol 49 raste dhe 79 të tjera i ka humbur – nga 128 rastet e krijuara nga loja e hapur.

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Në total, katalunasit kanë shënuar 87 gola këtë edicion në kampionat, kurse Mbretërit 82 sosh. Njëherësh, dy skuadrat kanë pasur edhe goditje të përafërta drejt portës, 251 i ka pasur Barca dhe 257 Reali. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori