LAJMI I FUNDIT:

Besart Berisha kampion i Australisë me Melbourne Victory

Besart Berisha kampion i Australisë me Melbourne Victory
Festa e Besart Berishës. (Photo /Getty Images)

Ku është Besart Berisha aty është edhe titulli i kampionit në Australi.

Sulmuesi nga Kosova ka vazhduar karrierën e tij me sukses në shtetin australian.


Në finalen e madhe të kampionatit mes Newcastle Jets dhe Melbourne Victory, fitore shënoi skuadra e Berishës me rezultat minimal 0-1.

Melbourne Victory (Photo /Getty Images)

Golin e vetëm në këtë takim për Victory e shënoi mesfushori Barbarouses në minutën e nëntë.

Ky titull i kampionit i fituar për Victory, ishte i katërti në histori të klubit pasi më parë kishin triumfuar edhe në vitet 2007, 2009 dhe 2015.

Festa e Besart Berishës. (Photo /Getty Images)

Berisha e ka mbyllur këtë edicion me 14 gola të shënuar në kampionatin australian.

Ndërkohë në pesë ndeshjet e Kupës së Australisë, Berisha ka shënuar dy gola të tjerë. /Telegrafi/