LAJMI I FUNDIT:

Institucionet shtetërore në Maqedoni, të mbyllura për gazetarët

Institucionet shtetërore në Maqedoni, të mbyllura për gazetarët

Institucione të shumta shtetërore nuk janë të kapshme për gazetarët kur ata kërkojnë informacione të karakterit publik apo qëndrime mbi çështje që janë me interes të gjerë. Pavarësisht se çdo institucion posedon ekip për marrëdhënie me publikun, gazetarët me javë të tëra presin nga institucionet të marrin përgjigje për çështje të caktuara.

Nga Insttuti i Mediave të Maqedonisë thonë se pavarësisht se ndër premtimet kryesore të Qeverisë Zaev ishte transparenca e institucioneve, ajo nuk po gjen zbatimin e duhur.


“Asnjëfarë arsyetimi nuk mban që ndonjë ministri të mos jetë e organizuar të gjejë mënyrë që gazetarit në çdo kohë t’i përgjigjet apo të organizohet që në periudhë të shkurtër kohore dikush nga ai institucion të japë deklaratë të caktuar. Ende po vazhdon kultura e fshehjes së informacioneve, jotransparencës së institucioneve e cila një kohë të gjatë, një dekadë të tërë u zhvillua në institucionet tona. Nuk ka arsyetim të vazhdojë njejtë. Mendoj se Qeveria duhet këtë çështje ta vendosë në vend të rëndësishëm dhe të bisedojë me të gjitha institucionet apo të flitet në seancë qeveritare se përse është gjendja kështu”, deklaroi Snezhana Tërpevska, Instituti Maqedonas i Mediave.

Nga Transparency International thonë se ministri për Transparencë duhet të shikojë listën e ankesave të cilat pranohen në Komisionin për informacione me karakter publik, dhe më pas të veprojë për zgjidhje të problemit.

Ndër të tjera, gazetarët ankohen se institucionet shtetërore kërkojnë të plotësohen procedura të shumta administrative deri në marrjen e informacioneve. Përfaqësuesit e mediave, disa herë kanë kërkuar shkurtimin e afatit 30 ditor për marrjen e informacioneve me karakter publik nga institucionet, por deri tani nuk ka ndryshime.

Ndër Institucionet që vështirë është të merren informacione janë Regjistri Qëndror, Këshilli Gjyqësor, Këshilli i Prokurorëve Publik, Drejtoria e zonave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Jashtme. Shumica prej tyre karakterizohen me vonesa të shumta në dhënien e informatave, e disa të tjera nuk japin aspak përgjigje, madje as nuk përgjigjen në telefon./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori