LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dorëzoi raportin detal faktografik për realizimin e Planit 3-6-9

Maqedonia dorëzoi raportin detal faktografik për realizimin e Planit 3-6-9

Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në prag të publikimit të nesërm të Raportit për gjendjen dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë, ia dorëzoi Euro-ambasadorit Samuel Zhbogar, Raportin final faktografik për realizimin dhe implementimin e reformave të Planit 3-6-9. Me këtë rast, Osmani tha se në përputhje me rezultatet treguara, pret lajme të mira nesër nga Brukseli për Maqedoninë, gjatë prezantimit të raportit të Komisionit Evropian për vendin. Plani 3-6-9 u miratua në korrik vitin e kaluar, pas votimit të Qeverisë së re, qëllimi i të cilit ishte shkrirja e procesit reformues në Republikën e Maqedonisë dhe rikthimi i vendit në rrugën euro-integruese. Pjesa tre u finalizua me mbajtjen e zgjedhjeve lokale fer të lira dhe të besueshme në nëntor të vitit të kaluar, deri sa pjesa gjashtë përfundoi me publikimin e Strategjisë së Komisionit Evropiane për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor 2025. Periudha e implementimit të pjesës nëntë, respektivisht i gjithë Plani 3-6-9 përfundon nesër, me 17 prill, me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për gjendjen dhe përparimin e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori