LAJMI I FUNDIT:

Poezia e babait emocionon Alban Skënderajn

Poezia e babait emocionon Alban Skënderajn

Në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, i ftuar këtë javë ka qenë këngë këngëtari Alban Skënderaj.

Ai ishte i ftuar për të befasuar një vajzë të vogël të quajtur Irina, por befasitë nuk kanë pasur të ndalur as për atë vet.

Moderatorja e emisionit, Arbana Osmani, kishte menduar që për Albanin të organizojë një surprizë vërtet të këndshme.


Ajo dhe produksioni kishin ftuar aktorin e njohur nga Kosova, Çun Lajçin, për të recituar një nga poezitë më të bukura të shkruar nga babai i Albanit në vitin 1997.

Në atë kohë, Albani ishte larguar për në Itali dhe ndjente shumë mall për familjen e tij.

Unë jam natyrë që emocionoj dhe emocionohem shpejt. Fatkeqësisht jam në luftë të vazhdueshme me emocionet që të mos më rrëmbejnë. Më ktheve pas në kohë dhe më rrëmbeve me interpretimin tënd. Këtë poezi e ka shkruar babai im kur unë u nisa për në Itali dhe kisha më shumë se një muaj pa folur me ata”, ka thënë ndër të tjerash këngëtari Skënderaj.

Ndërkohë, aktori Lajçi ka emocionuar në masë të madhe këngëtarein dhe pubikun me interpreimin e tij.
Kjo është poeziz e shkruar nga babai i Albanit, e cila u recitua mbrëmë:

Tri javë pa sy,
Tri javë pa fjalë,
Unë dhe ime shoqe,
Dy të vdekur, gjallë.
Buzët…kapak burgu
Sytë, hije muzgu.
Kthejm’ kryet, shikojm’ nga deti,
Lëkundje, tërmeti
I kthejmë nga qielli, asnjë rreze dielli
Si statuja, ngrirë,
Me zemër të mpirë,
Shikojmë në errësirë.
Deti nxjerr të vdekur,
Ne presim të mekur,
Ne presim një lajm, një lajm për tim bir
Rrëmbyer nga ikja që s’pati mëshirë
Lutemi Zotit, qoftë lajm i mirë! /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori