LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen datat për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe asaj të Evropës

Konfirmohen datat për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe asaj të Evropës

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shortin për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe asaj të Evropës, ku janë mësuar edhe çiftet dhe oraret. 

Shorti i Ligës së Evropës është hedhur nga ora 12:00, ndërsa ai i Ligës së Kampionëve një orë më vonë, pra nga ora 13:00.


Fati deshi që në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës të takohen Arsenali me Atletico Madridin dhe Marseille ndaj RB Salzburg.

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës, Arsenal-Atletico Madrid kryendeshja
Lexo po ashtu Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës, Arsenal-Atletico Madrid kryendeshja

Ndeshja e parë në mes të Arsenalit dhe Atleticos do të zhvillohet me datë 26 prill në Emirates Stadium, ndërsa më 3 maj e kthimit në Wanda Metropolitano.

Edhe në ndeshjen tjetër, takimi i parë zhvillohet më datë 26 maj në Welodrome, ndërsa ai i kthimit në Red Bull Arena më 3 maj, teksa finalja e madhe luhet në Stade de Lyon me 16 maj.

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, Bayern-Real Madrid ndeshja kryesore
Lexo po ashtu Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, Bayern-Real Madrid ndeshja kryesore

Në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve fati deshi që të ndeshen Bayern Munichu me Real Madridin dhe Liverpooli me Romën.

Ndeshja e parë mes Bayernit dhe Realit do të zhvillohet më 25 prill në Allianz Arena, ndërsa ajo e kthimit më 1 maj në në Santiago Bernabeu.

Takimi tjetër mes Liverpoolit dhe Romës zhvillohet më datë 24 prill në Anfield, ndërsa më 2 maj në Olimpico.

Finalja e madhe e kësaj gare do të zhvillohet më 26 maj në Olympic Stadium, Kyiv, Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori