LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët shtetëror të Kosovës, vikend “zyrtar” në bregdetin e Durrësit (Video)

Zyrtarët shtetëror të Kosovës, vikend “zyrtar” në bregdetin e Durrësit (Video)

Jo vetëm qytetarët, me veturat e tyre private, por edhe zyrtarët shtetërorë të Kosovës me veturat zyrtare, kanë shfrytëzuar fundjavën me diell për ta kaluar në bregdetin shqiptar, kryesisht në Durrës.

Disa vetura zyrtare të Kosovës, me targa “4Z”,  janë parë të parkuara pranë objekteve hoteliere në bregdetin e Durrësit, gjatë kësaj fundjave.


Në njërën nga këto vetura ishte i shkruar edhe emri i institucionit që i takonte “Këshilli Gjyqësor i Kosovës”.

Nuk dihet nëse gjatë këtij vikendi në Shqipëri ka pasur ndonjë konferencë apo takim të institucioneve të drejtësisë, por ajo që dihet është se veturat zyrtare e kanë kaluar vikendin të parkuara rrëzë plazhit, shkruan Telegrafi.

Mbase edhe kësaj radhe atje do të jetë organizuar ndonjë punëtori, seminar ose diçka e ngjashme.

Fundja s’ka rëndësi cili do të ketë qenë motivi i shkuarjes në Durrës, me rëndësi është të kalohet vikendi i zgjatur në det (duke përfshirë këtu edhe të hënën si ditë feste) dhe të sigurohen disa mëditje.

Në videon e siguruar nga emisioni “Zyra e Ankesave” të Radio Dukagjinit, krahas pamjeve të veturave të parkuara, dëgjohen edhe zëra të punëtorëve që janë dukë kryer punët në përgatitjen e objekteve hoteliere për sezonin e ri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori