LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: 24 Marsi i vitit 1999, fillimi i historisë së re

Haradinaj: 24 Marsi i vitit 1999, fillimi i historisë së re

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 19 vjetorin e fillimit të bombardimeve të  NATO-s mbi caqet serbe.

Haradinaj ka thënë se 24 marsi i vitit 1999 shënon fillimin e historisë së re të Kosovës, kur bota e lirë ndërpreu një fushatë të rëndë spastrimi dhe përndjekje të popullit të Kosovës.


“Populli i Kosovës do t’i jetë përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Wesley Clark, ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe gjithë botës demokratike që kontribuuan për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në Facebook.

Në shenj mirënjohjeje, në 19-vjetorin e fillimit të sulmeve të Alenacës Veriatlantike, në objektin e Qeverisë në paraditen e sotme është vendosur një flamur, si vazhdimësi e falënderimit për rolin e pazëvendësueshëm të NATO-së për çlirimin e vendit. /Telegrafi/