LAJMI I FUNDIT:

Marine Le Pen rizgjedhet Kryetare e ‘Frontit Kombëtar’

Marine Le Pen rizgjedhet Kryetare e ‘Frontit Kombëtar’

Partia djathtiste e Francës, Fronti Kombëtar (FN) ka rizgjedhur të dielën Marine Le Pen për kryetare të saj.

Për rizgjedhjen e Le Pen votuan 79 për qind nga delegatët e pranishëm në kongresin e partisë, në të cilin ajo ishte kandidate e vetme për postin e kryetarit të partisë, shkruan Telegrafi.


Babait të saj, Jean-Marie Le Pen, sot iu mor titulli i Kryetarit të Nderit të kësaj partie politike, pasi paraprakisht në vitin 2015 ai u përjashtua nga partia nga shkaku i komenteve antisemite, por mbajti titullin e kryetarit të nderit.

Votimi i sotëm ishte goditja e fundit ndaj 89 vjeçarit i cili në vitin 1972 formoi partinë, me të cilën në vitin u radhit partia e dytë në zgjedhjet presidenciale, ku fitoi rreth 18 për qind të votave. /Telegrafi/