LAJMI I FUNDIT:

Koncepti i BMW M8 Gran Coupe, i mahnitshëm në lëvizje (Video)

Koncepti i BMW M8 Gran Coupe, i mahnitshëm në lëvizje (Video)

Liqeni i ngrirë, sytë e ujkut dhe një zotëri i veshur mirë, janë përbërësit e shfaqjes së një koncepti sa më mirë

Sikur të mos mjaftonin, imazhet e konceptit të mahnitshëm të M8 Gran Coupe, tani mund ta shohin edhe në lëvizje, transmeton Telegrafi. BMW ka shfaqur veturën më të re, në lavdinë e saj të plotë, përfshirë edhe tingullin e mahnitshëm që e lëshon kur është duke përshpejtuar. Megjithëse nuk janë dhënë detajet, njohësit e makinave janë të bindur për një motor të fuqishëm. Sipas të gjitha gjasave, 4.4-litra turbo-dyshe V8 që prodhon 615 kuaj-fuqi, i huazuar nga modeli M5.


Pasi Mercedes-AMG GT me katër dyer, që lansohet me 630 kuaj-fuqi, rivali bashkëvendës BMW është duke punuar me përkushtim, për ta mposhtur. Meqenëse AMG GT shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë i kapë për 3.2-sekonda, ky do të jetë një aspekt tjetër në të cilin është duke u punuar për ta mposhtur.

Lëvizja në një liqe të ngrirë, tregon se M8 ka mundësi të lëvizë edhe nëpër terrene të vështira, teksa ujku nuk ndodhet aty rastësisht. Grabitqari është vendosur në atë mes, për ta treguar egërsinë që ka, teksa zotëria elegant tregon për niveli e lartë të luksit. /Telegrafi/