Qeveria e Kosovës ka prezantuar 39 projekte në samitin e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që është zhvilluar në Londër, më 26 shkurt.
Projektet janë nga sektori publik dhe ai privat, që janë të dedikuara në infrastrukturën rrugore, trajtimin e ujërave të zeza, ujit të pijshëm, projekte nga prodhimi i energjisë alternative dhe projekte të prodhimit, vlera e të cilave thuhet se arrin në rreth 600 milionë euro.
Koordinatori për Ballkanin Perëndimor në Qeverinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se 22 komuna kanë aplikuar me projekte që kushtojnë mbi 500 mijë deri në 90 milionë euro.
“Prioritete nuk kemi përcaktuar, por më se shumti është biseduar për rreth- rrotullimin e Unazës së Prishtinës, e cila i lidh periferitë e Prishtinës, me një lartësi prej 63 milionë eurosh. Por, kemi marrë premtime nga BERZH-i se do t’i shqyrtojnë të gjitha projektet veç e veç, pikat e kontaktit i kanë. Shpresoj që një kohë relativisht të shkurtër do të kontaktohen të gjithë ata që kanë aplikuar për projekte”, thekson Abrashi.
Në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së vendit në zhvillimin e projekteve rajonale dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai këtu ka përmendur projektet si: ndërtimi i linjës së re hekurudhore që lidh Kosovën me Shqipërinë, një linjë tjetër që lidh vendin me Malin e Zi, përfundimi i autostradës Prishtinë – Shkup dhe interesimin që Kosova të ketë qasje në gaz-sjellësin Trans-Adriatik.
Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se Kosova mund të përfitojë nga ky samit, për shkak se periudha e kredisë dhe normat e interesit nga BERZH-i janë të favorshme për Kosovën.
Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, vlerëson se edhe projektet e prezantuara në BERZH janë të nevojshme për vendin sa i përket përmirësimit të infrastrukturës dhe energjetikës që janë qenësore për një zhvillim ekonomik.
“Do të ishte shumë mirë për Kosovën që këto projekte të kalojnë, për arsye se kreditë janë të buta, normat e interesit janë shumë të ulëta dhe mundësia e përfitimit të projekteve publike, janë jashtëzakonisht të mëdha”, vlerëson Gashi.
Koordinatori për Ballkanin Perëndimor, Arban Abrashi, tregon periudhën se kur mund të pritet një përgjigje nga BERZH-i për projektet e paraqitura.
“Nga koha e aplikimit kur fillon të shqyrtohet një projekt, zgjat prej gjashtë deri në nëntë muaj. Unë i ftoj të gjithë kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që kanë përgatitur projektet publiko-private, që të përgatiten, sepse së shpejti do të kontaktohen nga personat që janë përgjegjës për resorë të caktuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, thotë Abrashi.
Ndryshe, Republika e Kosovës në vitin 2012 është anëtarësuar në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim.
Por, kjo bankë e kishte ndihmuar zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë sektorin publik dhe privat, edhe pa qenë anëtare e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar
IPKO udhëheq në qëndrueshmërinë mjedisore dhe inovacionin në BunarFest dhe Festivalin e Aftësive Dixhitale
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publikë
Qershia mbi tortë - Agusholli merr certifikatën e Sistemit të Sigurisë Ushqimore
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi