LAJMI I FUNDIT:

Qershia mbi tortë – Agusholli merr certifikatën e Sistemit të Sigurisë Ushqimore

Qershia mbi tortë – Agusholli merr certifikatën e Sistemit të Sigurisë Ushqimore

Ëmbëlsirat e Agushollit nuk janë vetëm të shijshme, por gjithashtu të sigurta në prodhim, përgatitje dhe trajtim! Kjo dëshmohet me faktin se tashmë Agusholli ka marrë certifikatën e Sistemit të Sigurisë Ushqimore FSSC 22000, standard ndërkombëtar që funksionon për të kontrolluar sistemin e menaxhimit të proceseve, konsistencës, dhe integritetit në fabrika të ushqimit.

Agusholli përkushtohet maksimalisht për të siguruar që ëmbëlsirat e tyre të jenë të freskëta, të shijshme dhe mbi të gjitha, të sigurta për konsumatorët. Certifikata FSSC 22000 tregon se kanë ndjekur standarde të larta të sigurisë ushqimore dhe kanë zbatuar një sistem të rregullt të menaxhimit për të garantuar kualitetin dhe integritetin e produkteve të tyre.

Kështu që, kur të zgjedhësh një ëmbëlsirë nga Agusholli, mund të jesh i sigurt që po merr një produkt të freskët, të shijshëm dhe të prodhuar me kujdes sipas standardeve më të larta të sigurisë ushqimore.


Për të shijuar një përvojë të vërtetë të shijes dhe sigurisë, zgjidh ëmbëlsirat e Agushollit!