LAJMI I FUNDIT:

“Red Sparrow”, film i bukur dhe brutal që përmban skena erotike e tortura

“Red Sparrow”, film i bukur dhe brutal që përmban skena erotike e tortura

Në filmin “Red Sparrow”, aktorja Jennifer Lawrence e luan rolin e Dominika Egorovas, një balerinë e cila ‘detyrohet’ të futet në një degë të caktuar të Shërbimit Inteligjent Rus, që njihet si “Zogjtë e Kuq”.

Atje ajo mësohet ta përdorë mendjen dhe trupin si armë, e gjithashtu të bëhet një mjeshtre e ‘kurtheve seksuale’, praktikë e cila përfshin artin e joshjes seksuale për të marrë informacione të ndjeshme.


Filmi është i bazuar në novelën me të njëjtin emër, shkruar nga ish- agjenti i CIA-së, Jason Mathews.

Duke pasur parasysh këtë, ka kuptim kur themi se “Red Sparrow nuk është krejtësisht trillues – ajo shkollë e spiunëve rusë ekzistonte edhe në jetën reale dhe misionet e kurtheve seksuale nuk gjenden vetëm në filma.

Lawrence ka qenë në makth gjatë xhirimit të skenave erotike në filmin "Red Sparrow"
Lexo po ashtu Lawrence ka qenë në makth gjatë xhirimit të skenave erotike në filmin "Red Sparrow"

Matthews, i cili ka shfrytëzuar përvojën e tij 33-vjeçare në CIA për ta shkruar librin, pohon se ekzistonte një program i tillë në Rusi gjatë Luftës së Ftohtë.


“Ekzistonte një ‘Shkollë e Zogjve’ në Kazan, në Republikën e Tatarstanit, në Rusinë Evropiane, gjatë Luftës së Ftohtë, ndërkaq përdorimi i kurtheve seksuale nga rusët është i dokumentuar mirë. Nuk e di nëse ende ekziston një shkollë e tillë, por besoj se kurthet seksuale ende përdoren”.


Për ta mbështetur këtë, kemi rastin e Clayton J. Lonetree, një gardian i sigurisë në Trupat e Marinës, i cili punonte në Ambasadën e Amerikës në Moskë gjatë viteve të tetëdhjeta. Ai ishte joshur nga një grua sovjetike me emrin Violetta Seina, dhe pastaj ishte shantazhuar për t’i dhënë dokumente të vlefshme, duke përfshirë edhe planet e objektit të ambasadës.

(Foto: Getty Images)

Lonetree më vonë ishte akuzuar për spiunazh dhe kishte kaluar plot nëntë vite në burg.

Por, ndoshta një nga rastet më të njohura të agjentëve të dyfishtë në historinë moderne është rasti që përfshin Anna Chapmanin. Ajo kishte qenë ruse dhe ishte arrestuar në New York në vitin 2010, bashkë me nëntë persona tjerë, pasi që ishte pjesë e një grupi të spiunazhit të Moskës.

Ndonëse ajo nuk kishte qenë spiune e dalë nga ‘Shkolla e Zogjve’, Chapman besohet t’i jetë afruar rrethit të ngushtë të miqve të Barack Obamas përmes kurtheve seksuale.

Në filmin Red Sparrow”, në të cilin Jennifer Lawrence ka shkëlqyer me performancën e saj, ne kemi mundësinë të kemi një pamje më të mirë të asaj se si funksionon spiunazhi rus dhe se si spiunet ruse e përdorin seksin për të marrë informacione të ndjeshme.

Filmi përmban skena mjaft eksplicite, por vet Lawrence i ka mbrojtur këto skena, për të cilat thotë se vetëm sa e kanë fuqizuar atë si person.


“Ky film më ka ndryshuar mua dhe nuk e kam kuptuar sa i rëndësishëm ka qenë ndryshimi i mentalitetit derisa e kam përfunduar filmin. Por gjithashtu e kam ndryshuar veten në shumë mënyra në të cilat nuk e kam bërë më parë. P.sh., të folurit me theks rus, vallëzimi etj”.


“Red Sparrow” ka filluar të shfaqet në kinematë botërore nga dita e djeshme (2 mars) dhe kritikët po e vlerësojnë si një film mjaft të mirë. Nëse dëshironi ta shikoni këtë film, paraprakisht keni parasysh se filmi përmban skena të dhunës, torturës, përmbajtje seksuale, etj.  /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori