Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale për Teknologji Informative dhe Komunikime që është mbajtur në Gjilan.
Në hapje të kësaj Konference Ministri Beqaj ka folur për rëndësinë e zhvillimit të teknologjisë në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke inkurajuar të gjithë ata që kanë ide inovative dhe duke siguruar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do t’i përkrahë idetë e tyre.
“Ndërmarrësit modern kosovarë do të krijojnë punësim dhe eksport të shërbimeve, siç edhe po ndodhë aktualisht. Fokusi ynë mbetet në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe iniciativës private. Është koha për ri-orientim të ekonomisë tonë drejt ekonomisë digjitale, që Kosova të jetë qendër rajonale e zhvillimit të ekonomisë digjitale”, tha ministri Beqaj.
Beqaj ka theksuar edhe rëndësinë që ka ekonomia e dijes në rritjen ekonomike të vendit, duke theksuar nevojën e përdorimit të dijes në fushën e teknologjisë në të mirë ekonomike.
Ministri Beqaj ka përshëndetur organizimin e kësaj Konference dhe ka prezantuara angazhimet e MIN dhe të tij si ministër në rritjen e fondit për inovacion përmes bashkëpunimit në bashkim fondesh me organizatat të fuqishme, partnerë strategjik të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Qeverisë së Kosovës.
Në hapjen e Konferencës Rajonale për Teknologji Informative dhe Komunikime ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjilanit, i cili e ka falënderuar ministrin Beqaj për pjesëmarrje dhe ka kërkuar mbështetjen e tij në fushën e inovacioneve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit