LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Vota kundër Demarkacionit, votë kundër lëvizjes së lirë

Delawie: Vota kundër Demarkacionit, votë kundër lëvizjes së lirë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie tha se ndodhet sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për t’i nxitur deputetët të votojnë pro Demarkacionit.

Ai në një prononcim për media tha se vota kundër Demarkacionit është votë kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.


“Jemi këtu për t’i nxitur deputetët e Kosovës që ta votojnë këtë marrëveshje pasi është e drejtë dhe ka të bëjë me lirinë e qytetarëve”, tha ai.

Delawie tha se Marrëveshja për Demarkacionin është e saktë dhe si e tillë ftoi deputetët ta votojnë.