LAJMI I FUNDIT:

Rooney: Nistelrooy u largua shkaku i Ronaldos prej Manchester Unitedit

Rooney: Nistelrooy u largua shkaku i Ronaldos prej Manchester Unitedit

Wayne Rooney për disa sezone ka luajtur si partner i sulmit me Cristiano Ronaldon dhe Ruud van Nistelrooyt.

Ish-futbollisti i Manchester United, i cili tashmë është lojtar i skuadrës së Evertonit, ka zbuluar një të pathënë deri më tani për mediat angleze.


Futbollisti ka pohuar se sulmuesi holandez, Nistelrooy është larguar prej Unitedit pasi që kishte mos marrëveshje me portugezin, Ronaldon, i cili tashmë është lojtar i Real Madridit.

”Gjatë kohë sime te United, Van Nistelrooy shënonte gola përmes pasimeve të Ryan Giggsit dhe David Beckhamit”.

“Pastaj erdhi Cristiano në ekip dhe kjo mbaroi. Ruud kishte probleme me Cristianon. Njëri duhej të largohej dhe besoj se Alex Ferguson mori vendimin e duhur kur e largoi holandezin drejt Real Madridit”, tha sulmuesi anglez.

Megjithatë, gjatë vitit 2009 Cristiano u takua sërish me Nistelrooyn në Madrid, kur portugezi u transferua nga Djajtë e Kuq te Reali.

Theksojmë se në përfundim të sezonit 2009/10, holandezi u transferua te Hamburgu i Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori