LAJMI I FUNDIT:

Golden State rikthehet te fitorja, triumfojnë edhe Lakers e Boston (Video)

Golden State rikthehet te fitorja, triumfojnë edhe Lakers e Boston (Video)
Jan 12, 2018; Milwaukee, WI, USA; Golden State Warriors head coach Steve Kerr greets forward Kevin Durant (35) after Durant scored a basket in the fourth quarter during the game against the Milwaukee Bucks at BMO Harris Bradley Center. Mandatory Credit: Benny Sieu-USA TODAY Sports - 10539603

Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors është rikthyer te fitorja pas humbjes befasuese ditë më parë nga Utah Jazz.

Warriors kanë arritur të triumfojnë në udhëtim tek Sacramento Kings me 15 pikë diferencë 104-119.


Kevin Durant ishte më meritori për këtë fitore falë 33 pikëve, katër kërcimeve e gjashtë asistimeve.

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe fundori Stephen Curry me 23 pikë e gjashtë asistime si dhe Klay Thompson që shtoi 20 të tjera.

Zach Randloph me 18 pikë dhe DeAron Fox me 16 të tjera ishin më efikasit tek vendasit por që këto pikë mbetën vetëm për statistika të tyre pasi nuk arritën ta ndihmonin skuadrën e tyre për fitore.

Mungesat e mëdha si Kyrie Irving, Gordon Hayward dhe Marcus Smart nuk ndikuan fare te Bostoni për ta mposhtur Atlanta Hawksin në shtëpi 119-110.

Fundori i ri Rozier e udhëhoqi skuadrën e tij me 31 pikë, dy asistime e shtatë kërcime drejt fitores së 38 këtë edicion.

Paraqitje të mirë pati edhe ‘Rookie’, Jayson Tatum që shënoi 27 pikë ndërsa Jaylen Brown shtoi 19 të tjera.

Te mysafirët me lojë të mirë u dalluan Prince me 31 pikë e gjermani Schroder me 25 të tjera por që ishin të pamjaftueshme për fitore.

Pas dy humbjeve radhazi te fitorja është kthyer edhe Los Angeles Lakers që ka mposhtur në udhëtim Brooklyn Netsin 99-102.

Dy qendrat Brook Lopez dhe Julius Randle shënuan nga 19 pikë, ndërsa me 16 të tjera kontribuoi edhe Brandom Ingram për fitoren e 20 të skuadrës nga Los Angelesi. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Indiana Pacers 133:126

Boston Celtics – Atlanta Hawks 119:110

Brooklyn Nets – Los Angeles Lakers 99:102

Toronto – Portland 130:105

Milwaukee Bucks – New York Knicks 92:90

76ers – Miami 103:97

Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans 100:114

Phoenix – Utah Jazz 97:129

Sacramento Kings – Golden State Warriors 104:119

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori