LAJMI I FUNDIT:

Policia verifikon praninë e një njësie paraushtarake proruse në Bosnjë

Policia verifikon praninë e një njësie paraushtarake proruse në Bosnjë

Shërbimet sekrete boshnjake po verifikojnë publikimet në media në lidhje me krijimin e një njësie paraushtarake proruse, me mbështetjen e kreut të entitetit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik që e përgënjeshtroi një fakt të tillë, raportoi sot një burim policor.

‘’Agjencia e hetimit dhe e mbrojtjes (Sipa) është në proces verifikimi të publikimeve në lidhje me shoqatën Srbska Cast (Nderi serb)”, deklaroi për median zyra e shtypit të Sipa-s, pa dhënë më tepër detaje.


Pa paraqitur publikisht provat, ministri boshnjak i Sigurisë, Dragan Mektiq pohoi se kjo organizatë e Serbisë fqinje, që ka një degë në Bosnje ishte një formacion paraushtarak. Anëtarët e saj hodhën poshtë këto akuza.

Web-i që publikoi këtë akuzë siguroi se ky grup ishte nën varësinë e Milorad Dodik. Ky i fundit denoncoi në mënyrë kategorike këtë akuzë.

Dragan Mektic, gjithashtu një serb i Bosnjes është një kundërshtar i flaktë i Milorad Dodik. Analistët parashikojnë se partitë e tyre do të ndërmarrin një fushatë mjaft të ashpër përpara zgjedhjeve të përgjithshme në vjeshtë.

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori