LAJMI I FUNDIT:

Neeson: Akuzat për keqtrajtime seksuale në Hollywood janë gjueti shtrigash dhe gjëra fëmijësh

Neeson: Akuzat për keqtrajtime seksuale në Hollywood janë gjueti shtrigash dhe gjëra fëmijësh
(Foto: Getty Images)

Liam Neeson e ka komentuar skandalin që është duke e dridhur Hollywoodin qe disa muaj.

Gjatë një interviste për një televizion irlandez, aktori ka thënë se akuzat për keqtrajtim seksual me të cilat po përballen kolegët e tij, janë gjueti shtrigash.


(Foto: Getty Images)

“Janë disa njerëz, personalitete të njohura, të cilët përnjëherë janë akuzuar se e kanë prekur gjurin e ndonjë femre ose diçka të ngjashme, dhe përnjëherë janë përjashtuar nga gjithçka që kanë punuar”, ka thënë ylli i “Taken”.

Njëri prej aktorëve të akuzuar për abuzime seksuale është edhe Dustin Hoffman, të cilin e kanë paditur gjashtë femra.

Skandalet më të mëdha të yjeve të shoubizit ndërkombëtar në vitin 2017
Lexo po ashtu Skandalet më të mëdha të yjeve të shoubizit ndërkombëtar në vitin 2017

Mirëpo, Neeson thotë se këto janë gjëra fëmijësh dhe pjesë e çmendurisë që ndodh në botën e teatrit dhe filmit.

(Foto: Getty Images)

“Dustin Hoffman është thënë se ua ka prekur gjoksin femrave, ndërsa këto janë gjëra fëmijësh”.

“Nuk them se kam bërë gjëra të ngjashme. Megjithatë, po ndodh diçka shumë serioze. Fokusi është vetëm te Hollywoodi, mirëpo kjo ndodh në secilën industri”, ka deklaruar 65-vjeçari.

Cameron: Po ta dija për keqtrajtimin seksual ndaj Eliza Dushkut, nuk do të kisha pasur mëshirë për abuzuesin
Lexo po ashtu Cameron: Po ta dija për keqtrajtimin seksual ndaj Eliza Dushkut, nuk do të kisha pasur mëshirë për abuzuesin

Pos Hoffmanit, në mesin e shumë personazheve të Hollywoodit, me akuza për keqtrajtime seksuale dhe përdhunime përballen edhe Harvey Weinstein dhe Kevin Spacey. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori