LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang te Guangzhou Evergrande, Dortmund përfiton 72 milionë euro

Aubameyang te Guangzhou Evergrande, Dortmund përfiton 72 milionë euro
Sulmuesi i Dortmund

Pierre-Emerick Aubameyang do të transferohet gjatë verës në Kinë, pasi ai vet dhe Borussia Dortmund kanë pranuar ofertën prej 72 milionë eurosh të klubit kineze. Guangzhou Evergrande.

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang ishte një nga objektivat më të rëndësishëm të Milanit, Real Madridit, por edhe Arsenalit në verën e kaluar, por janari solli një destinacion të papritur për të.


Ylli i Borussia Dortmundit do të transferohet në Superligën e Kinës apo më saktë te skuadra e Guangzhou Evergrande, që drejtohet nga legjenda italiane Fabio Cannavaro.

Wenger: Arsenali nuk ka mundësi ta blejë Aubameyangun
Lexo po ashtu Wenger: Arsenali nuk ka mundësi ta blejë Aubameyangun

Sipas mediumit Sina Sports, Guangzhou Evergrande kanë rënë dakord me sulmuesin Aubameyang dhe klubin gjerman për transferimin e yllit nga Gaboni.

Aubameyang kishte shumë oferta edhe nga Evropa

Megjithatë, Aubameyang do t’i bashkohet klubit kinez vetëm në verë, ndërsa këtë gjysmë sezoni do të vazhdoj të mbetet në Bundesliga.

Skuadra nga Superliga Kineze fitoi shërbimet e Aubameyangit pasi bëri një ofertë të lart prej 72 milionë eurosh, ofertë e cila rrëmbye sulmuesin nga rivalët e tyre, Beijing Guoan , të cilët kishin ofruar 60 milionë euro.

Presidenti i Borussia Dortmund: Aubameyangun e mashtruan ofertat milionëshe
Lexo po ashtu Presidenti i Borussia Dortmund: Aubameyangun e mashtruan ofertat milionëshe

Me këtë politikë të Guangzhous, e cila ia rrëmbeu objektivin e tyre u nda i pakënaqur zëdhënësi i klubit të Beijing Guoan, i cili e cilësoi si joprofesionale lëvizjen e rivalëve të tyre, ku sipas tij kjo gjë në fund të fundit do ta vë në rrezik futbollin kinez dhe interesin kombëtar.

Paga që do të përfitoj ylli i Dortmundit te klubi kinez është edhe e paqartë pasi nuk është publikuar ende asnjë detaj tjetër. /Telegrafi/