Portieri spanjoll, David de Gea nuk do të shtyjë të largohet nga Manchester Unitedi për Real Madridin.
Kampionët e Evropës janë admirues afatgjatë të De Geas dhe kanë një histori të madhe rreth dështimit për ta afruar në skuadër disa vite më parë.
Por, sipas mediumit britanik The Sun dhe burimeve të portierit të Unitedit, 27-vjeçari De Gea është gati të rezistojë çdo oferte të spanjollëve tani.
Pas arritjes nga Atletico Madrid gjashtë vjet më parë, De Gea ndjen besnikërinë ndaj Unitedit dhe veçanërisht tifozëve të tyre.
Ai ishte në prag të largimit për në Bernabeu në verën e vitit 2015, por dokumentet nuk ishin përfunduar në kohë dhe transferimi dështoi.
Kontrata aktuale e De Geas gjithashtu skadon në vitin 2019, por United kanë një mundësi për të zgjatur atë me një vit, e cila është në favor të tyre.
Ndryshe, De Gea në këtë sezon është duke bërë paraqitje brilante, e cila e ka bërë të thyej një rekord të Ligës Premier për më shumë pritje për një ndeshje, pikërisht në udhëtim ndaj Arsenalit.
Si alternativa tjera për portën në rast dështimi të De Geas, Reali i sheh Thibaut Courtoisin e Chelseat dhe Gianluigi Donnarumman e Milanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251