LAJMI I FUNDIT:

Reali Madridi i jep ultimatum De Geas

Reali Madridi i jep ultimatum De Geas
De Gea ka qenë i lidhur që një kohë të gjatë me Realin

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez i ka thënë portierit të Manchester Unitedit, David de Gea, se ose duhet të transferohet në vitin 2018 ose kurrë.

Portieri spanjoll, De Gea është që një kohë të gjatë në radarin e klubit mbretëror, që e mendojnë si transferim afatgjatë në Santiago Bernabeu.


Por, sipas mediumit Diario Gol, Reali ka ruajtur interesin e tyre për spanjollin edhe pse një transferim në Bernabeu kishte dështuar në orën 11 të mbrëmjes, dy vjet e gjysmë më parë.

Tifozët e Real Madridit të gjithë njëzëri, e duam Mauro Icardin
Lexo po ashtu Tifozët e Real Madridit të gjithë njëzëri, e duam Mauro Icardin

Ata kanë tentuar ta nënshkruajnë me atë edhe në afatet kalimtare pasuese të verës, por dështuan.

De Gea ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me Real Madridin (Getty Images)

Kështu, presidenti i klubit, Perez ka vënë një afat përfundimtar në verën e ardhshme për të përfunduar më në fund marrëveshjen.

Dhe De Gea është paralajmëruar se në qoftë se ai nuk e përfundon kalimin në fund të afati sezonit aktual, atëherë një transferim nuk do të ndodh më kurrë.

Real Madridi interesohet për Courtois
Lexo po ashtu Real Madridi interesohet për Courtois

Në rast dështimi, Reali do të lëvizë në tentim për të përfunduar transferimin e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois.

Courtois është i hapur për një kthim në Madrid pas kalimit të tre sezoneve të mrekullueshme në La Liga me Atletico Madridin. /Telegrafi/