LAJMI I FUNDIT:

Valero: Erdhëm për të fituar

Valero: Erdhëm për të fituar

Mesfushori i Interit, Borja Valero, ka deklaruar se ekipi Nerazzur ka udhëtuar në Torino për të fituar.

Juventusi dhe Interi barazuan me rezultat 0-0 në nje ndeshje ku Interi kontrolloi topin, por Bianconerët patën rastet.

Edhe pse Interi dështoi në fazën e sulmit, Valero thotë se ekipi erdhi për të fituar.


“Ne erdhëm për të fituar, ashtu si secilën ndeshje, kështu që është dëshpëruese që kemi marrë vetëm një pikë”.

“Ne kemi pasur topin për 30 minutat e para, por nuk bëmë asgjë me të. Ne gjithmonë kemi shikuar Icardin, pasi është unik ën zonë, por fatkeqësisht ne nuk kemi arritur ta shërbejmë si duhet”.

“Asgjë nuk ndryshon të dielën (Napoli pret Fiorentinën dhe me fitore bëhet lider). Është rrugë e gjatë deri në fund të sezonit”, deklaroi Valero pas ndeshjes.

Interi arriti të regjistronte vetëm një goditje në kuadratin e portës së Juventusit. /Telegrafi/