Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar projektbuxhetin e vitit 2018 i cili do të jetë 2 miliardë e 82 milionë. Ky buxhet tregon stabilitet fiskale dhe mundëson një rritje ekonomike prej 4.6 për qind.
Kryeministri Ramaush Haradinaj ka thënë se për vitin 2018, flasim për dinamizim të ekonomisë.
“Rritja ekonomike 4.6 për qind, ndërsa më vone 5 për qind, të hyrat do të kenë një rritje përafërsisht me rritjen ekonomike”, tha ai
Ndërkaq, ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se buxheti reflekton kërkesat e agjencive buxhetore, shkruan Telegrafi.
Ai ka treguar se buxheti është i hartuar në bashkëpunim të ngushtë me FMN-në. “Kemi bërë një shpërndarje të drejtë të buxhetit i cli ka në vetë shumë projekte reformuse. Rritja ekonomike do të jetë stabile e qëndruese, do të bëjmë lehtësira të reja për prodhuesit dhe përpunuesit vendor. Do të ketë rritje të pagave, do të ketë financim për ndihmat sociale, financimin e kategorive të dal nga lufta”, tha Hamza.
Ai ka treguar se rritja ekonomike në vitin 2018 të jetë 4.6 për qind, ndërsa në periudhën afatmesme rritja ekonomike do të jetë 5 për qind.
Hamza ka thënë se edhe ecuria e cimeve do të jetë stabile inflacioni mund të shkojë mbi 1 për qind.
Remitencat sipas tij, pritet të jenë burim për financime të ndryshme në vend. “Projeksionet për të hyrat 2018 -2020, Politikat tatimore do të jenë mbështetëse për sektorin privat. 1 miliardë e 820 milionë euro me një rritje prej 104 milionë më shumë se në vitin e kaluar. Rritja e të hyrave të përgjithshme vjen nga 74 për qind nga tatimet indirekte, 15 për qind nga tatimet direkt dhe 11 për qind nga të hyrat jo tatimore”, ka treguar Hamza.
Pakat ai tha se do të rriten për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, ku edhe në buxhet parashikohet një rritje prej 4.3 për qind e fondit për pagat.
Ai ka thënë se projektet e autostradave janë të rëndësishme edhe në buxhetin e vitit 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit