Rastet e emigrantëve shqiptarë që shkojë në një nga vendet e Bashkimit Evropian, për të kërkuar azil janë të shumta.
Ata atje mund të përballen me situata të vështira, pasi konsiderohen si persona të ardhur nga një vend i sigurt i origjinës.
Kështu shumë prej tyre janë depërtuar për në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë, një numër i madh azilkërkuesish shqiptarë u dëbuan nga Franca dhe Gjermania. Por, numri i atyre që ende janë në rrugët e këtyre dy shteteve mbetet akoma i lartë. Por media franceze ladepeche.fr, flet për azilkërkuesit që enden rrugëve të qytetit të Toulouse, ku për strehe kanë një kuti kartoni.
Çifti shqiptar poshtë kutisë së kartonit
Ndërsa bie borë dhe termometri shënon nën zero, dhjetë persona kanë fjetur në tenda për disa ditë në Toulouse të Francës, në afërsi të ndërtesave të qytetit Roguet, në lagjen Saint- Cyprien. Mbështetur nga “Aide Kolegjiale”, Toulouse azilkërkuesit, shumica e këtyre të rriturve të cilët janë izoluar janë refugjatë politikë.
Ata vijnë nga Afganistani, Sri Lanka ose Shqipëria. Një çift shqiptar ndërtoi një kasolle të improvizuar në një qoshe, me mur kartoni për të mbyllur hapësirat që të mos u hynte era. Ata prej dy muajsh qëndrojnë aty, dhe shkojnë në spitalin “Joseph Ducuing”, për t’u kujdesur për shëndetin pasi vuajnë nga diabeti. Por, nëpër cepat e rrugës në fund të ndërtesës ngjitur me sheshin e Biscay, azilkërkuesit e rinj që kanë ardhur muajin e kaluar, janë vendosur jashtë stacionit të Matabiau.
Juma i cili ka 5-vjet që ka ardhur nga Afganistani, erdhi në Toulouse nëpër Norvegjisë. Një tjetër afgan i ri arriti në Evropë dy vjet më parë, nëpërmjet Gjermanisë. Ata nuk duan që të rikthehen në vendin e tyre.
“Unë jam në rrezik, mund të vdes”, thotë Juma, i cili ka ndërmarrë hapa për të marrë statusin e refugjatit politik. Pierre-Alain Sarda, që ndihmon azilkërkuesit në Toulouse, e ka inkurajuar atë për të bërë dokumentet për të shmangur qendrën e paraburgimit në rastin e arrestimit. Ky vullnetar po ndihmon emigrantët për një vendstrehim.
Më në fund, ai siguron se refugjatët do të fle në gjimnazin e Cépière, i cili u hap në pasdite nga qyteti i Toulouse, si pjesë e aktivizimit të vullnetarëve .
Që nga mbrëmë, 60 shtretër lejojnë njerëz të izoluar të cilët dëshirojnë të marrin strehim. 715 persona janë të vendosur në hotel. Një autobus, u vu në dispozicion nga shteti, do të sigurojë transportimin e njerëzve nga hapësira sociale e Grand Ramier në një palestër. Së fundi, tetë ekipe mbeten të mobilizuara. /TiranaToday/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë