LAJMI I FUNDIT:

Napoli – Juve, vlera e lojtarëve kalon një miliard euro

Napoli – Juve, vlera e lojtarëve kalon një miliard euro
NAPLES, ITALY - APRIL 05: Player of SSC Napoli Elseid Hysaj vies with Juventus FC player Gonzalo Higuain during the TIM Cup match between SSC Napoli and Juventus FC at Stadio San Paolo on April 5, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mbrëmja e së premtes i është rezervuar supersfidës së Serie A, Napoli-Juventus, dy skuadra që janë në një duel të fortë për titullin kampion në Itali, së bashku me Interin.

Në San Paolo do të zbresin në fushën e lojës dy skuadra që kanë në përbërje futbollistë, që në total e kanë vlerën në tregun e transferimeve 1.08 miliardë euro.


Kjo është ajo që publikon e përditshmja italiane Corriere dello Sport, sipas së cilës vlera në tregun e futbollistëve të Napolit arrin në 497.2 milionë euro.

Padyshim më i vlerësuari te skuadra e Maurizio Sarrit është Lorenzo Insigne, me 100 milionë euro, i ndjekur nga Kalidou Koulibaly me 54 milionë dhe Marek Hamsik me 40 milionë.

Sipas kësaj të përditshmeje, vlera e Elseid Hysajt është 25 milionë euro, duke lënë pas spanjollin Jose Callejon, me 20 milionë.

Në krahun tjetër, Juventusi ka një vlerë në treg prej 589 milionë eurosh. Për kampionët e Italisë, futbollisti më i kushtueshëm është Paulo Dybala, me 100 milionë euro, i ndjekur shumë pranë nga Gonzalo Higuain me 90 milionë, me argjentinasin që ndryshe nga sa u raportua në media ditët e fundit, duket se do të jetë në stol në sfidën e San Paolos.

Podiumin e futbollistit më të shtrenjtë te Zonja e vjetër e mban Douglas Costa, me 46 milionë euro. /TCh/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori