LAJMI I FUNDIT:

Igor Jug mbetet në paraburgim, ngarkohet edhe për terrorizëm

Igor Jug mbetet në paraburgim, ngarkohet edhe për terrorizëm

Igor Jug do të mbetet në burgun e Shutkës. Vendimin sot e solli gjykatësi i procedurës paraprake me kërkesë të Prokurorisë Themelore, pasi i përfundoi paraburgimi prej 30 ditëve që ju caktua më herët.

Prokuroria Themelore Publike ka zgjeruar hetimet dhe tani përveç armëmbajtjes pa leje, Igor Jug ngarkohet edhe si udhëheqës i turmës e cila sumloi deputetë dhe gazetarët më 27 prill në Kuvend, por edhe për veprën penale “terrorizëm”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë masë Prkuroria e kërkoi pasi dyshohet se ai mund të arratiset, të pengojë hetimet, si dhe të përsërisë veprën./Telegrafi/