LAJMI I FUNDIT:

Arsenali dhe Man Unitedi dërgojnë skautë për ta parë Danilon

Arsenali dhe Man Unitedi dërgojnë skautë për ta parë Danilon

Mediat angleze raportojnë se Arsenali dhe Manchester Unitedi janë vënë në ndjekje të mesfushorit portugez të Portos, Danilo Pereira.

Gjigantët anglez kanë kthyer shikimin e tyre në kampionatin portugez apo më saktë te Porto për tu përforcuar.


Sipas mediumit britanik The Sun, Arsenali dhe Manchester United kanë dërguar skautë e tyre për të parë nga afër mesfushorin e Portos, Danilo Pereira.

Barcelona rivalizohet nga gjigantët anglezë për Danilon
Lexo po ashtu Barcelona rivalizohet nga gjigantët anglezë për Danilon

Me sytë tek ai nga tribunat, mesfushori i qendrës shënoi gol në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Portimonense.

Danilo gjatë një dueli me Gareth Bale në EURO 2016 (Getty Images)

26-vjeçari ishte pjesë e rregullt e ekipit kombëtar të Portugalisë që fitoi trofeun e Euro 2016, ku në disa ndeshje luajti edhe si titullar.

Danilo ka qenë prej kohësh një objektiv i Arsene Wengerit, i cili ka kërkuar për një mesfushor dominues fizik që kur Patrick Vieira u largua nga klubi.

Nga Casillas te Falcao: Porto e frikshme sikur mos të shiste yjet (Foto)
Lexo po ashtu Nga Casillas te Falcao: Porto e frikshme sikur mos të shiste yjet (Foto)

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho thuhet se gjithashtu mban një interesim të madh te lojtarët e klubit të tij të mëparshëm, Porto.

Paris Saint Germain, i mbështetur nga Katari, po ashtu ka qenë duke shikuar mundësinë e transferimit të ish-lojtarit të Maritimo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori