LAJMI I FUNDIT:

Kthimi i besimit në institucionet e Maqedonisë, më se i nevojshëm

Kthimi i besimit në institucionet e Maqedonisë, më se i nevojshëm

Ekspertë në Maqedoni thonë se krahas reformave të përfshira në planin qeveritar për t’i dhënë shtytje procesit të integrimeve, me shumë rëndësi është të punohet në kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka përshëndetur agjendën reformuese të Qeverisë së Maqedonisë në funksion të zhvillimit të proceseve demokratike, duke theksuar se vëmendje e veçantë duhet kushtuar reformave në sistemin gjyqësor për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.

“Arsyeja e parë që jam këtu është se dua t’i inkurajoj të gjithë ata, që i mbështesin reformat që i forcojnë proceset demokratike dhe që e kthejnë besimin e qytetarëve tek institucionet e vendit. Dhe, arsyeja e dytë ka të bëjë me atë që të shpreh gatishmërinë e institucioneve të OSBE-së, veçanërisht të misionit tonë këtu në Shkup, që të vazhdojnë të punojnë në partneritet me institucionet në mbështetje të këtyre reformave”.


“Këtu, sidomos, dua të theksoj reformat në sistemin gjyqësor, reformat në administratën zgjedhore, profesionalizmin e policisë, forcimin e lirive të shtypit, si dhe përforcimin e rolit të parlamentit”, ka theksuar Thomas Greminger, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së.

Lidhur me këtë, kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev, ka thënë se që qytetarët t’i besojnë sistemit gjyqësor, gjykatat duhet të jenë më transparente gjatë marrjes së vendimeve në proceset gjyqësore.

“Të gjitha gjykimet duhet të jenë publike. Pastaj duhet theksuar se me shumë rëndësi është të kuptohet se prioritet duhet të kenë realizimin e reformave thelbësore në Gjykatën Administrative, sepse në këtë gjykatë janë rreth 95 për qind e lëndëve që kanë qytetarët në Gjyqësor. Marrja e vendimeve duhet të jetë transparente që qytetarët t’i besojnë sistemit të drejtësisë. Ky hap është shumë i rëndësishëm”, ka theksuar Iliev, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Por, sipas Arsim Sinanit, njohës i çështjeve politike, reformat në aspektin e ndryshimeve ligjore nuk do të prodhojnë efektin e duhur përderisa në krye të institucioneve shtetërore nuk vendosen emra, të cilët në asnjë mënyrë nuk lidhen me aferat korruptive.

Sinani ka vlerësuar se qytetarët nuk do t’u besojnë gjyqësorit, medieve, administratës, policisë përderisa në këto institucione akoma ka persona që ishin pjesë e bisedave të përgjuara që nxitën dyshim se ndërlidhen me vepra kriminale.

“Puna e parë ka të bëjë me dekriminalizimin, dhe dekriminalizimi duhet të fillojë nga Qeveria, te mos të lejohet që njerëz me të kaluar të dyshimtë, të cilët u përmendën në afera korruptive të jenë pjesë e sistemit. Në krye të institucioneve, përfundimisht duhet të vendosen njerëz me integritet, njerëz të dëshmuar, të cilët nuk i shërbejnë politikës cilado qoftë ajo. Pra, nëse në krye të institucioneve vendosim njerëz me integritet atëherë dhe institucionet do ta fitojnë integritetin e humbur“, ka vlerësuar profesor Sinani.

Ndryshe, në raportet e Komisionit Evropian është theksuar si shumë shqetësues mosbesimi i qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit. Në këtë drejtim, Qeveria e Maqedonisë në krye me kryeministrin Zoran Zaev është zotuar për reforma thelbësore për demokratizimin e institucioneve.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori