LAJMI I FUNDIT:

Perez: Reali po kritikohet sepse e kanë zili

Perez: Reali po kritikohet sepse e kanë zili
MADRID, SPAIN - JANUARY 04: Real Madrid CF president Florentino Perez gives a speech as he comunicates the dismissal of Rafael benitez and announces Zinedine Zidane as new Real Madrid head coach at Santiago Bernabeu Stadium on January 4, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Florentino Perez pretendon se njerëzit e kritikojnë Real Madridin sepse e kanë zili klubin mbretëror, pavarësisht fillimit tronditës të sezonit me rezultate zhgënjyese.

Real Madridi tashmë është tetë pikë larg liderit në La Liga, Barcelonës, dhe ka të ngjarë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve nga vendi i dytë i grupit.

Kjo ka bërë që shumë njerëz të sugjerojnë se Los Blancos janë më të dobët se sa ishin sezonin e kaluar.


Megjithatë, sipas presidentit të klubit, Perez, njerëzit e kritikojnë klubin mbretëror pasi ia kanë zili.

Perez duke pozuar me futbollistët dhe stafin e Realit me titujt e fituar në vitet e fundit (Getty Images)

“Madridi po bën mirë dhe kjo është ajo”, ka thënë fillimisht Perez për OK Diario.

“Ata po na kritikojnë, si gjithmonë … si gjithmonë. Në film, Bernabeu thotë “ata na kritikojnë sepse na kanë zili”.

“Por është e vërtetë, ata po na kritikojnë për këtë arsye”, përfundoi presidenti i Realit.

Perez iu referua dokumentarit të fundit për themeluesin e Madridit, Santiago Bernabeu, i cili u transmetua më parë gjatë javës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori