LAJMI I FUNDIT:

Man City – Arsenal, formacionet zyrtare

Man City – Arsenal, formacionet zyrtare

Manchester City dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin anglez.

Qytetarët janë nikoqir të Topçinjve në njërin nga derbin e vlefshëm për javën e 11-të të Ligës Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas është në formë të lart këtë sezon duke udhëhequr kampionatin pa asnjë humbje, teksa dëshiron ta vazhdon formën e lart me një fitore ndaj Arsenalit.


Në anën tjetër, Arsenali ka filluar sezonin me luhatje, por ka dy fitore në dy ndeshjen e fundit dhe pret një rezultat pozitiv në këtë udhëtim të vështirë te Man City.

Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, teksa Arsene Wenger ka zgjedhur mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka si titullar.

Man CityEderson, Walker, Otamendi, Stones, Delph, Fernandinho, De Bruyne, Silva, Sterling, Sane, Aguero

Arsenal: Cech; Bellerin, Koscielny, Monreal, Kolasinac; Ramsey, Coquelin, Xhaka; Ozil, Iwobi; Sanchez.