LAJMI I FUNDIT:

Figo: Nuk ka lojtar që mund ta përmirësojë aktualisht Real Madridin

Figo: Nuk ka lojtar që mund ta përmirësojë aktualisht Real Madridin

Me janarin që është afër, ikona e Real Madridit, Luis Figo, thotë se ish klubi I tij nuk ka nevojë të përforcohet. 

Pas një starti të ngadalshëm, portugezi beson se nuk duhet të kenë merak. “Nuk ka lojtarë që mund ta përmirësojnë Real Madridin”.


Dikur lojtar te Barcelona, ylli u ble nga Florentino Perez, për ta fituar pastaj edhe ‘Topin e Artë’.

“Është ndryshme nga koha ime. Më parë, Real Madridi, vëntë bast në lojtarë të mëdhenj, por filozofia ka ndryshuar”.

“Klubi rrezikojnë me lojtarë, por me spanjoll të ri”, ka thënë Figo.

Duke biseduar për ish shokun e skuadrës Zinedine Zidane, Figo thotë se i vjen mirë me suksesin e tij.

“Suksesi i tij aktual thotë se nuk mund të bësh më shumë si trajner i Real Madridit”. Jam i lumtur për të”.

Figo foli edhe për Portugalinë dhe Kampionatin Botëror.

“Portugalia mund të bëhet kampion i botës, pasi kemi skuadër me eksperiencë dhe lojtarë që e njohin njëri-tjetrin”, ka thënë Figo.   /Telegrafi/